For all logistic issues please contact us on below email:

17/12/2018 - 11:03

NewCo Ferronikeli është një pasuri e rëndësishme strategjike për Republikën e Kosovës dhe ka nje rëndësi të madhe për ekonominë në vend. Ky kompleks përfshin fabrikën për prodhimin e nikelit, si dhe depozitat minerale potencialisht të pasura nën sipërfaqen përreth. Të dhënat e para për ekzistimin e xehes së nikelit në Kosove janë zbuluar në vitin 1958. Depozitat e xehes se nikelit në Kosovë janë oksid të llojit laterit.

Fabrika e NewCo Ferronikelit është fabrikë me dy linja te prodhimit, dy furra elektrike dhe dy furra rrotulluese. Kjo fabrikë është ndërtuar në vitin 1984, me elemente të tilla si furra elektrike, furra rrotulluese dhe makineritë e granulimit, të bazuara në dizajne perëndimore. Fabrika e NewCo Ferronikelit furnizohet me xehe të nikelit nga dy minierat e saj – ajo e Çikatovës dhe miniera e Gllavices – ose nga Shqipëria dhe shtete tjera. Çdo linje e prodhimit përbëhet nga një furrë rrotulluese, një shkritore dhe një konvertor i oksigjenit. Xehja okside e llojit laterit kalon nëpër procese specifike tek çekanët thërrmues, pastaj kalon tek procesi i homogjenizimit dhe përzierja e xehes me linjite për përgatitjen e mëtejshme për përpunimin e saj. Pastaj materialet e përziera vendosen në furra rrotulluese, ku kryhet procesi i reduktimit dhe kalcinimit. Pas furrës rrotulluese, xehja zhvendoset tek furrat elektrike, ku përafërsisht 50% e sulfurit largohet nga aliazhi hekurit/nikelit. Pjesa e mbetur e Sulfurit largohet nga metali i lëngshëm tek konvertorët me oksigjen, dhe pastaj aliazhi hekur/nikel përpunohet në granula të ferronikelit.

NewCo Ferronikelit u bë pjesë e grupit Balfin në Korrik të vitit 2018. Kjo fabrike është pjese përbërëse e rëndësishme në rangun e tërësishëm prodhues të grupit Balfin, i cili është një nder kompanitë me të mëdha private në Evropën Jug-Lindore me investime dhe aktivitete të rëndësishme në pasuri të paluajtshme, shitje me pakice, miniera dhe shkrirje.

Grupi Balfin si pronari i ri po ecën me hapa të shpejt në mënyrë që të rifilloj prodhimi me kapacitet të plotë në fabrikë dhe të rivendos NewCo Ferronikelin si prodhues dhe eksportues global i ferronikelit.