TË DREJTAT E NJERIUT
TË DREJTAT E NJERIUT

TË DREJTAT E NJERIUT

27/11/2018 - 16:27

Kodi i Mirësjelljes i përfshirë nga NewCo Ferronikeli Company
Rrjeti CSR i Kosovës në bashkëpunim me ILO-s në Kosovë, ka promovuar fuqishëm Kodin e Mirësjelljes për bizneset përmes këtij partneriteti të suksesshëm, dhe i inkurajoi që parimet kryesore të punës së CSR-së të jenë të inkuadruara në praktikat më të mira në të ardhmen. NewCo Ferronikeli menjëherë ka inkorporuar Kodin e kryer në praktikat e saj të biznesit.
Sipas Kompaktit Global të OKB-së, Parimet CSR të punës, në bazë të CSR janë: Parimi 3: Mbështetja në lirinë e asociimit, si dhe njohjen efektive të lirisë së marrëveshjes kolektive; Parimi 4: Mbështetja e eliminimit të punës së detyruar; Parimi 5: Mbështetje në eliminimin efektiv të punës së fëmijëve; dhe Parimi 6: Mbështetja në eliminimin e diskriminimit.
Në këtë punëtori, diskutime janë zhvilluar me anëtarët e Rrjetit CSR të Kosovës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të organizatave të punëdhënësve. Specialisti i lartë i Aktiviteteteve të Punëdhënësit, nga zyra e ILO-s për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka paraqitur arsyeshmërinë e angazhimit të bizneseve kundër punës së fëmijëve dhe disa mundësi dhe hapat konkrete që mund të ndërmerren nga ndërmarrjet. Në këtë kontekst u diskutuan edhe shembuj të shumtë të angazhimeve të biznesit në mbrojtjen e fëmijëve nga puna, mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira, me theks të veçantë në sfidat unike dhe mundësitë e operacioneve të bizneseve në kontekstin e Kosovës.
NewCoFerronikeli është ndër anëtarët e parë të Rrjetit CSR në Kosovë. Rrjeti CSR i Kosovës që është rrjeti i parë i biznesit i themeluar në Kosovë për CSR nga udhëheqësit e shquar kosovare dhe ndërkombëtare të biznesit të cilët ishin të vendosur për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për CSR dhe të përfshijnë CSR praktikat më të mira në kompanitë e tyre. Rrjeti CSR Kosova është anëtar i Rrjetit Evropian të Biznesit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (CSR Europe), i cili është një hap tjetër i Rrjetit për të integruar më tej bizneset kosovare në strukturat evropiane.