NewCo Ferronikeli mbështet iniciativat në fushën e edukimit
NewCo Ferronikeli mbështet iniciativat në fushën e edukimit

NewCo Ferronikeli mbështet iniciativat në fushën e edukimit

27/11/2018 - 16:36

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, NewCo Ferronikeli në Drenas ka dhuruar 300 çanta shkollore të pajisura me mjete shkollore për fëmijët jetimë e me kushte të rënda ekonomike. Ky është bërë një aktivitet tradicional për komunitetin e Drenasit dhe rrethinën e saj. Fëmijët vijnë nga shkolla fillore "Xhevë Lladrovci" dhe shkolla të tjera fillore dhe të mesme në rajonin e Drenasit, Skenderajt dhe më tej.

 NewCo Ferronikeli gjatë këtij viti ka vazhduar mbështetjen e tij të vazhdueshme të shkollave të ndryshme të Kosovës, duke dhuruar pajisje të ndryshme për laboratorët e kimisë për këto shkolla. Në mesin e përfituesve ishin nxënës të shkollave fillore dhe të mesëm të ulët "Azem Bejta", shkollës së mesme "Halil Bajraktari" dhe shkollës fillore "Xhevë Lladrovci". Përfaqësuesit e kësaj shkolle janë shumë të kënaqur me këtë donacion, pasi këto do të mundësojnë studentëve të mësojnë më shumë nga puna praktike, në lëndët përkatëse.