Zhvillimi i komunitetit lokal

27/11/2018 - 16:14

Këto janë disa nga donacionet e implementuara nga kompania jonë:

  • Automjete të transportit jashte-rrugor për Departamentin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Komunës së Drenasit;
  • Pajisje për start-up të biznesit për punonjësit e mëhershëm të korporatës;
  • Riparimi i sistemit të ujërave të zeza për komunitetin e Drenasit;
  • Shërbimet e Zjarrfikjes gjatë incidenteve të zjarrit për komunitetin e Drenasit;
  • Ndërtimin e rrugëve në Komunën e Drenasit.

Gjatë viteve NewCo Ferronikeli nuk është përkushtuar vetëm vet si kompani për sjellje të përgjegjshme shoqërore, por ajo edhe e ka integruar në formë strukturore filozofinë e CSR në vlerat e saj thelbësore, pra në strategjinë e saj afatgjatë, si dhe në funksionet e saj të përditshme; duke shkëlqyer në një model të një kompanie me përgjegjësi shoqërore në nivel kombëtar dhe më gjerë. Ky përkushtim dhe angazhim pasqyrohet në parimet përkatëse të CSR si janë të prezantuara nga Rrjeti CSR i Kosovës, përmes veprimeve që NewCo Ferronikeli vazhdimisht I ndërmerr në përputhje me parimet e saj të CSR.

Partneriteti dhe koordinimi me një shumëllojshmëri të palëve të interesuara mundësojnë përcaktimin e projekteve prioritare që do të zbatohen për nevojat e komunitetit. Kjo qasje ka mundësuar kompanisë për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë me komunën dhe komunitetin lokal, deri në pikën që komuna ndihmon kompaninë në mbajtjen e një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qeverinë qendrore. Me metodologjitë tona të reja që kemi arritur objektivat tona kryesore të CSR:
1.Zhvillimi i komunitetit lokal
2.Zhvillimi i aftësive: tek punëtorët e brendshëm të kompanisë dhe kontraktorët e jashtëm si dhe komunitetit
3.Edukimi dhe trajnimi i punonjësve të kompanisë dhe si dhe programet e praktikës për studentët Brenda dhe jashtë vendit
4.Mbrojtja e Ambientit.

NewCo Ferronikeli PROGRAMI KYQ "DERA E FQINJIT (TË AFËRMIT) TË PARË"
Si pjesë e Cunico Resources, NewCo Ferronikeli është bërë një komponent i madh në rangun e përgjithshëm të prodhimit të grupit. Cunico Resources NV (Cunico Resources, Cunico), që është një prej kompanive ndërkombëtare në miniera dhe metale, e specializuar në eksplorim, miniera dhe prodhimin e hekur-nikelit. Ne jemi prodhuesi më i madh hekur-nikelit në Evropë dhe kompania e katërt më e madhe në botë. Kemi arritur rritje të dukshme në Kosovë në vitet e fundit dhe, si rezultat, ne gëzojmë një reputacion si një kompani serioze, e qëndrueshme dhe në rritje e sipër. Më e rëndësishmja, kompania është vazhdimisht eksportuesi më i madh në Kosovë, që përfshin rreth 35-40% të totalit të eksporteve që kontribuon në masë të madhe në buxhetin kombëtar të vendit. Qëllimi është që të zgjasin jetën e minierave lokale, kështu që kompania merr lëndë të parë ndihmëse nga e gjithë bota; kryesisht nga Shqipëria dhe Guatemala. Nëpërmjet këtyre veprimeve, jeta e minierave mund të zgjatet nga 10-15 vjet deri në 30 vjet. Suksesi i kompanisë ka rritur qëndrueshmërinë e kompanisë, e cila është realizuar nga ana e angazhimit të fortë dhe përkushtimin e të gjithë 830 të punësuarëve dhe shume kontraktorëve të saj gjatë dekadës së kaluar, dhe ka mundësuar që kompania të ketë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Pavarësisht krizës ekonomike, NewCo Ferronikeli ka investuar një sasi të konsiderueshme për përmirësime tek teknologjia e prodhimit dhe në mbrojtjen e mjedisit. Me instalimin e filtrave të rinj në furrat rrotulluese, kompania ka përmbushur një plan afatgjatë të angazhimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e mjedisit jo vetëm në përputhje me standardet ndërkombëtare, por edhe përtej tyre, duke u bërë kështu një kompani "ekologjikisht miqësore".

NewCoFerronikeli si një kompani e certifikuar me standarded ISO 9001: 2008 në lidhje me "kontrollit të cilësisë" dhe me standardet ISO 14001: 2004 në lidhje me "mjedisin" arriti të kalojë bindshëm procedurën e auditimit, pa pasur ndonjë jo-përputhje në procedurat e saj.