Environment

27/11/2018 - 15:41

Si pjesë e industrisë së rëndë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kemi ndikim operacional në mjedisin përreth fabrikës.
NewCo Ferronikeli vazhdimisht punon në drejtim të ruajtjes së mjedisit. NewCo Ferronikeli është i certifikuar me standardin ISO 14001 EMS në vitin 2012 dhe në vitin 2015 është ricertifikuar për tri vitet e ardhshme (deri në shtator 2018). Ky standard optimizon performancën mjedisore në përputhje me legjislacionin e plotë aktual dhe rregulloret në fuqi.
NewCo Ferronikeli me marrjen e lejes së integruar mjedisore, ka vendosur në detaje kushtet specifike në lidhje me funksionimin e një fabrike në lidhje me përdorimin e lëndëve të para dhe ndihmëse dhe të produkteve përfundimtare, menaxhimin e tyre të duhur dhe efektiv, vlerat e pragut për shkarkimet në ajër, ujë , tokë, zhurmë, menaxhimin e mbeturinave, dhe pragun e vlerave që duhet të përmbushen në afate të caktuara, si dhe programin e përmirësimit.
Që nga 30 tetori 2014 NewCo Ferronikeli ka marrë "Lejen e Integruar Mjedisore -" nga Ministria e Mjedisit të Kosovës.

NewCo Ferronikeli bashkuar nismës "Le ta bëjmë Kosovë"

NewCo Ferronikeli është bashkuar me nismën "Ta Pastrojmë Kosovën", me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për mjedis më të pastër. Fushata për të pastruar, e cila është pjesë e lëvizjes "Le ta bëjmë Botë", është organizuar për të shënuar Ditën e Pastrimit, me datën 24 maj, për çdo vit.
NewCo Ferronikeli kontribuoi me makineri të rëndë dhe me punëtorët e saj si ekip dhe arriti të pastroj tetë vendet e deponive të mbeturinave, duke qenë një ndër kompanitë më te mëdha në Kosovë, të cilat janë identifikuar për pastrim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Drenas dhe Ministrisë së Mjedisit. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z Fehmi Agani ishte i pranishëm gjatë aktivitetit të NewCo Ferronikelit së bashku me udhëheqësit e iniciativës "Ta Pastrojmë Kosovën".