NewCo Ferronikeli mbështet projektin në fushën e edukimit

02/09/2019 - 12:52

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020, Newco Ferronikeli për nxënësit e shkollave fillore të rrethinës së Drenasit dhe Skënderajit, dhuroi çanta dhe mjetet shkollore. Çantat dhe mjete shkollore u dhuruan në bashkëpunim me komunen e Drenasit dhe shoqatën Islamic Relief.

Të gjithë nxënësëve ju urojmë vitin e ri shkollor , veçanërisht për më të vegjelit, që ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Tafil Halilaj ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka falenderuar kompaninë NewCo Ferronikeli që për 10-të vite me radhë ka ndihmuar nxënësit me pjisje shkollore.

Projektet në CSR përfshijnë fusha dhe sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Objektivi kryesor i kompanisë është mirëqenia e komunitetit të Drenasit, ku vepron, përmes partnerit të saj kryesor – Komunës së Drenasit.