NEWCO FERRONIKELI pjesë e nismës për rritjen e vendeve të punës për personat me nevoja të veçanta

27/11/2018 - 16:29

NewCoFerronikeli iu bashkua iniciativës për rritjen e vendeve të punës për personat me nevoja të veçanta, me moton e saj: "Së bashku bashkëpunojmë më mirë". Kjo iniciativë rezultoi me punësimin e fillimisht 15 personave me nevoja të veçanta në kuadër të muajit të parë. NewCo Ferronikeli si anëtar i Rrjetit CSR të Kosovës ka punësuar dy persona me nevoja të veçanta.
Ky projekt është iniciuar nga Rrjeti CSR në Kosovë në partneritet me anëtarët e saj dhe shumë aktorëve, të tilla si Rugova Korporata, si ideator i këtij projekti, Forumi i personave me nevoja të veçanta, Republika Communications Company, Qeveria e Kosovës, Oda Amerikane e Bizneseve në Kosovë si dhe Oda Ekonomike e Kosovës, dhe shumë kompani biznese tjera në Kosovë. NewCoFerronikeli është një anëtar krenar i Rrjetit CSR në Kosovë.

Me këtë iniciativë bizneset kompani dhe të gjithë partnerët kanë vërtetuar se me drejtimin e duhur mund të kontribuojnë në shoqëri me rezultate konkrete.
Presidentja e Republikes se Kosoves Znj. Jahjaga mbeshteti fuqishem kete iniciative. Presidentja e Kosoves Znj. Jahjaga gjate nje fjalimit te saj mbreselenes tha: “Realizimi I kesaj iniciative eshte direkt i lidhur qe te ndertoje nje shoqeri gjitheperfshirese, ku cdo qytetari I garantohen te drejtat e barabarta. E drejta per te punuar eshte pjese fundamentale e te drejtave te njeriut, te cilen qdo qytetetar e ka ate garantuar me ligjet e aplikueshme, me Kushtetuten e vendit por gjithashtu edhe me konventat nderkombtare te aplikueshme ne vendin tone. Ne si udheheqes duhet qarte te paraqesim vizionet tona per kete pjese shume te rendesishme te shoqerise tone, te angazhohemi dhe te punojme posaqerisht per gjitheperfshirje,te fokusohemi ne aftesite me mire se ne kufizimet sepse vetem keto mund ta na ofrojne neve mundesi qe nuk I kemi pasur deri me sot. Le ti tejkalojme paragjykimet sepse duke I zgjeruar pikepamjet tona dhe duke perfshire barazine per te gjithe, ne mund te flasim per nje vend ku qdo qytetar gezon te drejtat dhe mundesite e barabarta pamarre parsysh ndryshimet. Nga kjo iniciative dhe nga kjo konference, Une deshiroj te perqoj mesazhin se cdo shoqeri e avancuar duke shenuar perparim me shtimin e vendeve te punes per njerzit me nevoja te posaqme kane edhe me shume perfitime duke respektuar dinjitetin personal dhe professional te qytetarve. Sot eshte koha per veprim, per nje mundesi te barabarta dhe gjitheperfshirese te pavarur per cdonjerin, per mundesi punesimi per te gjithe pa dallim."
Qellimi kryesor eshte involvimi I bizneseve qe operojne ne Kosove duke perfshire edhe NewCo Ferronikelin ne rritjen e vendeve te punes per njerzit me nevoja te veçanta.