Programet e praktikës

27/11/2018 - 16:22

Gjatë këtij viti, kompania NewCo Ferronikeli dhe Departamenti i Arsimit të Komunës së Drenasit, kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për punë praktike të nxënësve. Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim për të kompletuar praktikën profesionale për nxënësit e shkollës së mesme profesionale "Fehmi Lladrovci" në Drenas. Përfaqësuesit e menaxhmentit të NewCo Ferronikelit kanë siguruar se marrëveshje të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jo vetëm në sektorin e arsimit, por në përgjithësi për të mirën e komunitetit të Drenasit. Kompania NewCo Ferronikeli dhe Komuna e Drenasit kanë një bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e arsimit. Stafi profesional i NewCo Ferronikeli iu ka ofruar informacione të detajuara studentëve në lidhje me procesin e punës dhe aktiviteteve të përgjithshme të fabrikës. Kompania NewCo Ferronikeli vazhdon të organizojë ligjërata dhe vizita studentore në fushat përkatëse të prodhimit të metaleve dhe funksionimin e kompanisë, dhe kështu duke kontribuar në procesin arsimor në Kosovë.