Prezentim
Prezentim
Prezentim
Prezentim

Prezentim

Kompleksi përfshin fabrikën të prodhimit të nikelit, si dhe depozitat potencialisht të pasura me minerale, ndër sipërfaqeve të peisazheve përreth fabrikës. Fabrika në Drenas, ishte në gjendje të keqe në kohën e blerjes nga ana jonë, si pasojë e bombardimeve gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999 dhe neglizhenca e përgjithshme e mëvonshme. Investimet tona në fabrikë tashmë kanë filluar për të u paguar; vitin e kaluar fabrika ka prodhuar mbi 6,000 ton ferronikel dhe me dinamikën e tanishme të fabrikës dhe projekteve, kjo sasi do të rritet në më shumë se 10.000 ton.

Indikacionet e ekzistencës së mineraleve të nikelit në Kosovë, tashmë ishin zbuluar në vitin 1958. Depozitat e mineralit të nikelit në Kosovë janë oksid i tipit laterit. Fabrika NewCo Ferronikeli është një fabrikë me dy linja prodhimi. Ajo është ndërtuar në vitin 1984 me përdorim të teknologjisë sovjetike në masë të madhe, por edhe me elemente të caktuara si furrat elektrike, furrat rrotulluese dhe makina të derdhjes së metalit; të gjitha të bazuara në dizajnet perëndimore.

Prodhimi i ferronikelit në NewCo Ferronikeli

Oksid lateriti pastaj i nënshtrohet përgatitjes të veçantë të thërmimit me çekan. Kjo pasohet nga homogjenizimi dhe përzierja e mineralit me linjit për të përgatitur më tej atë përpërpunim. Materialet e përziera janë të vendosura më pas në furrat rrotulluese, ku behet ulja e kalcinimit. Nga furrat rrotulluese, xehja është zhvendosur në furrat elektrike ku rreth 50% e sulfurit reduktohet nga aliazhi hekur/nikel. Sulfuri i mbetur largohet nga metali i lëngët në konvertor me oksigjen, dhe aliazhi hekur/nikel derdhet pastaj si granula ferronikeli.

Çdo linjë e procesit konsiston nga një furrë rrotulluese, një e shkrirjes dhe një konvertor me oksigjen. Xehja dorëzohet në fabrikë me anë të transportit rrugor apo hekurudhor.